Në Lord Byron, ku miqësia është vlera e shtuar më e madhe…

Në Lord Byron, ku miqësia është vlera e shtuar më e madhe…

May 14, 2020

Më kujtohet një vit më parë, kur mbrëmjeve për pak ditë, bashkë me të zotët e shtëpisë rufisnim rakinë, birrën dhe verën në oborrin e madh dhe erëmirë të Lord Byron.

Kjo është velra më e amdhe e këtij vendi magjik; miqësia që të ofrojnë mikpritësit.

Ata janë një çift i mrekullueshëm Nila dhe Xhino; ai me origjinë nga Kosova, kurse ajo nga  Tepelena, vendalie domethënë që ia di mirë “zanatit” të mikpritjes.

Sido që të shkojë situata e turizmit këtë vit; të hapen ose jo kufijtë me jashtë, do të shkoni në detin Jon të kridheni, apo gjetkë, unë nuk do ta humbja të paktën një fundjavë në Lord Byron.

Edhe sikur të gjendesh vetëm e të të mos shoqërojë kush, nuk do jesh vetëm në Lord Byron.

Nila ose Xhino do të të ftojnë në sofrën e tyre dhe pas një gote, do të bëhen dy, tre derisa të gdhijë dhe pas kësaj jeni bërë miq. Kështu ndodh përherë.

E dinë si të huajt që kanë bujtur një herë dhe janë kthyer sërish, por edhe miqtë shqiptarë.

Janë kthyer për vendin, ushqimin, Nilën dhe Xhinon, fëmijët dhe  Aleskin, qenin e shtëpisë që ka një karakateristikë; “edhe ta vrasësh” nuk e kalon kufirin e restorantit.

Në një bisedë me Nilën, që pseudonimin e ka Luanesha (ahaha) për peshën e punëve që mban në biznesin e familjes, më tha se gjithçka është gati që të nisë sezozni, “mjafton drita jeshile dhe bilbili”…

“Bujtina Lord Byron, përgjatë gjithë kohës së pandemisë ka qenë në aktivetet të plotë pë të bërë më të mirën në lidhje me mirmbajtjen e mjediseve, e kjo patjetër në pritje të çeljes së sezonit të ri turistik 2020! Pra ky vit na ka gjetur edhe më të përgatitur dhe na ka dhënë mundësine të bëjmë edhe investime të reja sidomos në restaurimin rrënjësor të dhomave!”- më tregon Nnila.

Nëse shkon tek Lord Byron do vëresh një hapësirë pafund të gjelbër. Bujtina ndodhet në rrugën nacionale të Tepelenës, është e shtrirë në një territor prej 18000 m2, dhe ofron për klientët; restorant me kapacitet të brëndëshëm 50 vënde dhe të jashtëm mbi 100 vende.

Po ashtu ka mjedise fjetje 9 -të dhoma me kapacitet 24 persona në total!

Natyra është një prej letrave fituese të Lord Byron; është e rrethuar me male të lartë e lumenj panoramik si Bënca dhe Vjosa, aër të pastër, gjelbërim i akumuluar ndër vite, ushqime bio dhe gatim nga të zotët e shtëpisë.

Qendrimi në Lord Byron nuk të mërzitet sepse ke disa mundësi që ta diversifikosh pushimin; pishina është në mjediset e bujtinës pranë godinës së dhomave të bujtjes, plazhi në lumë mbërrihet vetëm me një palë shkallë nga  oborri i bujtinës dhe lirisht mund të këpusësh frutat nga kopshti pa të thënë dikush asnjë fjalë. Nila thotë se frutat dhe perimet janë të rritura në mënyrë organike, 100% natyrale dhe bujtina ofron më së shumti ushqime tradicionale, lokale!

“Ne prej do kohësh ofrojmë edhe guidat tona hiking apo ato të aventurës, duke zbuluar bukuritë e jashtëzakonshme që natyra i ka falur zonës si kanionet apo vizitat në atraksionet e shumta turistike që nga koha Ali Pashë Tepelenës!”- tregon Nila.

Ajo thotë se klientët që frenkuentojnë më shumë bujtinën janë të huaj, raporti është gati 80% me 20%.

Kurse grupmoshat që vinë janë të ndryshme, familjarë, të rinj por edhe mbi të 60-tat të cilët rezervojnë me anë të agjencive të ndryshme, kryesisht për hiking !

Hollandezët, gjermanët dhe francezët janë kombësitë që e preferojnë më shumë Lord Byron nga të huajt.

Më kujtohet një nga ditët e bujtjes sime vitin e kaluar në muajin gusht.

Një çift francez i cili kishte rezervuar, kishte marrë edhe një çift miqsh me vete me shpresën se do të pushonin sëbashku dhe do të gjenin një dhomë të lirë.

Por për fatin  e tyre të keq, dhomat ishin të gjitha të zëna. Një prej kolegëve e liroi dhomën për çiftin francez dhe unë nuk kisha parë të atillë entuziazëm në sytë dhe fizikun e dikujt për qendrimin në bujtinë. Vajza me të vërtetë fluturoi nga gëzimi.

Këtë e konfirmon edhe Nila “ treguesi më i mirë që vizitorët tanë kënaqen ështe shtimi i ditëve të qëndrimit në bujtinë ! Gjithashtu duke ndenjur më shumë janë njohur apo kanë eksploruar në detaj fshatrat dhe qytetet përreth , si Gjirokastra, Përmeti, etj”

Për ushqimin, Nila tregon se, në bujtinë janë munduar që të kënaqin shijet e të gjithëve duke ndërthurur tradicionalen me mesdhetaren.

Për këte vit, thotë ajo, kemi menduar të punojme vetëm me rezervime, ose e thëne ndryshe vetëm me klientët e akomoduar në hotel, “kjo pasi duhet të përshtatemi edhe me rregullat si pasojë e Covid -19 !”

Lord Byron fillimet e veta i ka që në vitet 1990, ka patur një ndërprerje të aktivitetit  dhe është rihapur në vitin 2014 e në vazhdim.

Nila dhe Xhino vite më parë, kanë pasur një restorant po kaq të njohur në Tiranë, por një ditë të bukur vendosën ta ndërronin kryeqyetetin me Lord Byronin.

“Për asnjë moment nuk jemi penduar që e kemi lënë Tiranen, as për femijet. Ata janë të motivuar dhe organizuar dhe kur të rriten , do të bëjnë zgjedhjen e tyre. Tashmë si çift, kemi plotësuar një ëndërr të hershme për të patur fermën tonë apo për të ushtruar një aktivitet agroturizmi. Sakrificat për të arritur deri këtu kanë qenë sfidë e madhe pune dhe përkushtimi, por jemi shpërblyer me kënaqësine e plotësimit të një ëndrre që nuk na mbeti në sirtar!”- rrëfen Nila.

Një pikë e fort, për të mos thënë më e forta e bujtinës Lord Byron, janë fëmijët.

Do t’iu mbeten sytë me përkushtimin e tyre në punët e biznesit, me mikpritjen dhe ëmbëlsinë që të falin.

Të dy fëmijët e vegjël; Xhani dhe Ëmbla përpos të tjerash i bien edhe pianos dhe tek shijoni gotën e verës a të birrës, do të ndjeni tingujt e bukur që dalin nga shpirti dhe  duart e të vegjëlve të mëdhenj që përveç shijimit të natyrës, kanë mësuar edhe të punojnë mirë…

Për rezervime? Booking.com

Recent comments

*
*
*

Kategori

TË FUNDIT