Dakuna_e ju dërgon një kartolinë edhe në kohë karantine, në të gjithë globin

Dakuna_e ju dërgon një kartolinë edhe në kohë karantine, në të gjithë globin

May 2, 2020

“Jeni dashuria më e  madhe në jetë. Ju dua pafund dhe ju përqafoj nga larg. Kujdesuni për veten! Njeriu udhëton botën duke kërkuar çfarë i duhet dhe kthehet në shtëpi për ta gjetur. E vogla juaj. Prill 2020”.

Ky është teksti i një kartoline që ka bërë bashkë zemrat e një familjeje të ndarë fizikisht.

Teksa shumë syresh e kanë përjetuar këtë periudhë izolimi të detyruar të dëshpëruar, të mërzitur, në depresion, me luhatje humori, dakuna_e ka gjetur mënyrën të konfirmojë se fjala dhe dashuria nuk mund të prangosen, as të izolohen, ato mund të fluturojnë atje ku dëshiron ti ti shpiesh.

Dakuna_e është një sipërmarrje e vogël, e lindur në rrjetet sociale prej një arkitekteje të talentuar, e cila ka shumë pasion vizatimin dhe krijimin. Ai prodhon kartolina e produkte të tjera duke stampuar vizatimet e saj origjinale mbi to.

Në këtë kohë pranvere gri, ajo vendosi të marrë një nismë; të ishte zëri i mallit, përqafimit dhe puthjeve mes njerëzve fizikisht larg.

“Mendova që të jem pjesë e një bashkëbisedimi ndryshe, mes njerëzve që i ka marrë malli për njëri-tjetrin. Të bëhej pak më i prekshëm ky komunikim. Një moment u bë shumë e lodhshme të rrish gjithë ditën në celular dhe kompjuter duke komunikuar.” – tregon dakuna_e për tastealbania.

Iniciativa është pritur mirë mjaftueshëm.

Deri tani janë dërguar më shumë se 20 kartolina. Grupmoshat kanë qenë nga më të ndryshmet. Nga gjimnazistë dhe deri te mosha 40 -50 vjeç në vende të ndryshme të botës, po ashtu edhe në Kosovë e Shqipëri.

Nga shoqet, te familja, nipërit dhe mbesat. Nuk kishte vetëm kartolina. “Kam shkruar dhe letra të gjata bashkëngjitur me to J”- shpjegon dakuna_e.

Ajo thotë se tekstet qenë shumë interesante dhe është emocionuar shume gjatë shkrimit të kartolinave.

“Ka pasur letra të gjata, po ka pasur dhe dedikime të shkurtra që prekin. Më kanë kujtuar dashuritë për shoqet e ngushta; të çiltra e të sinqerta të gjimnazit, dashurinë për familjen ( ka qenë një kartoline që një vajzë i dërgonte familjes së saj. Më ka prekur shumë . Ndjenjat ndihen në çdo formë kur ato janë të vërteta <3, deri te letra për gjyshen, për mbesen , për motrën. Shumë të ndryshme. Natyrisht kishte dhe një moment pak argetues, ku një vajze e dashuruar i dërgonte të dashurit të saj letër, dhe unë i ndryshova tonalitetin e fjalive. Në mënyrë që ai të mos mendonte se ajo do flijohet për të  :P”- rrëfen dakuna_e.

Nuk është hera e parë që dakuna_e inicion një nismë të tillë. Herë tjetër ka qenë një mesazh nga dakuna_e për disa njerëz që po ndiheshin dobët me humorin. Ndërsa këtë herë, ajo ka qenë thjesht ndërmjetëse.

Kartolinat e dakuna_e janë një simbol i kthimit në një kohë që siç e quan ajo mbizotëronte çiltërsia, sinqeriteti dhe ndjenjat e vërteta.

“Nga koha e kartolinave mbaj mend kohën e 8-vjeçares kur ne i dërgonim njëri – tjetrit në klasë kartolina. Madje i kam të ruajtura akoma. Nuk i kuptoja kartolinat me fëmijë në atë moment, po tani mendoj se ne tentonim të ktheheshim në fëmijëri. Mendoj se kartolina ka një çiltërsi brenda dhe një mesazh të sinqertë si një fëmijë. Një urim të mirë! Tani është shumë ndryshe. Në atë kohë ishin dedikime personale për mua. Tani unë përjetoj ritmin dhe tekstin e të tjerëve dhe përfshihesh në atë histori ose emocion. Diçka shumë e veçantë. Kam ndërmend ta bëj sërish J”- thotë ajo.

Kartolinat janë dizenjuar prej dakuna_e. Janë me figura apo elemente nga kultura shqiptare, qytete të shprehuara në linja të thjeshta dhe të përfaqësuara nga një tekst shpjegues për secilën në pjesen e mbrapme. Përzgjedhjen e bën porositësi ose ka raste që ajo ia përshtat marrësit duke u nisur nga historia e rrëfyer.

Këto kartolina për një kohe të caktuar janë bërë pa pagesë. Më pas gjithë shërbimi kushton 1000 lek të reja, nga komunikimi , kartolina, shkrimi dhe posta.

Nëse ju është dukur interesante iniciativa e dakuna_e dhe keni mall për dikë, mund të kontaktoni dakuna_e në Instagram për tu vënë krahë fjalëve tuaja.

Kurioz për historinë e kartolinës? Mendohet që daton në 1700 e ca, por nuk ka fakte konkrete. Faktet për kartolinën postale datojnë më 1865 në Gjermani me propozimin e një funskionari të postës Henrich Von Stephan, por u përdor masivisht për herë të parë nga postat Austro-Hungareze më 1/10/1869 si një instrument i ri komunikimi, i shpejtë dhe ekonomik.

Kartolina e parë  shqiptare ka dalë për herë të parë në vitin 1913.

Kartolina e parë shqiptare

Ishte  një pikturë e cila më pas u shndërrua në kartolinë. Ishte momenti kur Ismail Qemali lajmëron për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë dhe më pas ngre Flamurin e Skëndërbeut, nga ballkoni i shtëpisë së Flamurit, në Vlorë.

Autori i kësaj pikture ka mbetur anonim, por ajo kartolinë është punimi i parë dhe i vetëm që tregon momentin e ngritjes së Flamurit në 28 Nëntor të vitit 1912.

Sipas studiuesit, Fahri Shaska, që e ka bërë  publike këtë kartolinë, për herë të parë, kartolina është prodhuar vetëm një vit pas shpalljes së pavarësisë.

Momenti i ngritjes së  Flamuri Kuq e Zi, mbulon një pjesë të ballkonit ndërsa element i dytë i kësaj kartoline është edhe Ismail Qemali.

Recent comments

*
*
*

Kategori

TË FUNDIT